Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8811, DATË 17.5.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 101/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
101/2014
Data e miratimit
31 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 137, 1 shtator 2014
Hyn në fuqi
16 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2014-09-01

LIGJ

Nr. 101/2014

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8811, DATË 17.5.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8811, datë 18.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 5

Funksioni i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është i papajtueshëm me:

a) funksionin e prokurorit ose me veprimtarinë e avokatisë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit;

b) ushtrimin e funksionit në kushtet e mosrespektimit të kufizimeve të vendosura nga legjislacioni në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit;

c) anëtarësinë, veprimtarinë ose ushtrimin e funksioneve në partitë politike;

ç) funksionin politik në administratën shtetërore.”.

Neni 2

Në nenin 6, pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.