PЁR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NЁ LIGJIN NR. 7905, DATЁ 21.3.1995, “KODI I PROCEDURЁS PENALE I REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ”, TЁ NDRYSHUAR
Ligji nr. 99/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 99/2014
- Data e miratimit
- 31 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 132, 19 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 3 shtator 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2014-08-19
LIGJ
Nr. 99/2014
PЁR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NЁ LIGJIN NR. 7905, DATЁ 21.3.1995, “KODI I
PROCEDURЁS PENALE I REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ”, TЁ NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Neni 75/a ndryshohet si më poshtë:
“Neni 75/a
Gjykata e krimeve të rënda gjykon krimet e parashikuara nga nenet 73, 74, 75, 78/a, 79, shkronja “ç”, 79/a,
79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 111, 128/b, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 233, 234, 234/a, 234/b,
245, 260, 265/a, 265/b, 265/c, 278/a, 282/a, 283/a, 284/a, 287/a, 319, 319/ç, 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal,
duke përfshirë edhe rastet kur ato janë kryer nga të miturit.”.
Neni 2
Në nenin 490, në fund të pikës 3, shtohet togfjalëshi “pa tejka luar parashikimet e akteve ndërkombëtare, në
të cilat Republika e Shqipërisë është palë dhe rezervat e deklarimet ligjore.”.
Neni 3
Në nenin 506 bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
1. Në fund të pikës 2 shtohet togfjalëshi “brenda 5 ditëve nga paraqitja e akteve nga Ministria e Drejtësisë.”.
2. Në fund të pikës 3 shtohet togfjalëshi “brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.