PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR ZGJIDHJEN ME MIRËKUPTIM NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË CEZ, A. S.
Ligji nr. 114/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 114/2014
- Data e miratimit
- 31 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 135, 28 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 12 shtator 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2014-08-28
LIGJ
Nr. 114/2014
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR ZGJIDHJEN ME MIRËKUPTIM NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË CEZ, A. S.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratimin e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a. s., sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Aksionet e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh. a., (e njohur më parë si CEZ Shpërndarje, sh. a.), të cilat janë në pronësi të shoqërisë CEZ, a. s., të lira nga çdo barrë kontraktore, të krijuara nga CEZ, a. s. deri në datën 21.3.2013, datë në të cilën shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh. a. (e njohur më parë si CEZ Shpërndarje, sh. a.) është vendosur në administrim të përkohshëm i kalojnë në pronësi shtetit shqiptar, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Neni 3
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të ndërmarrë masat e nevojshme për ristrukturimin e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh. a. (e njohur më parë si CEZ Shpërndarje, sh. a.).
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.