Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 104/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
104/2014
Data e miratimit
31 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 137, 1 shtator 2014
Hyn në fuqi
1 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2014-09-01

LIGJ

Nr. 104/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore

Ligji për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë rregullon marrëdhëniet në fushën e sigurimeve shoqërore.

Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga:

a) sigurimet shoqërore të detyrueshme;

b) sigurimi shoqëror vullnetar;

c) sigurimi shoqëror suplementar;

ç) pensionet shtetërore të posaçme;

d) pensionet sociale;

dh) fondet profesionale dhe fondet e pensionit vullnetar.”.

Neni 2

Në nenin 2, paragrafi i dytë, i tretë dhe i katërt shfuqizohen.

Neni 3

Neni 4 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 4

Sigurimi shoqëror suplementar

1. Sigurimi shoqëror suplementar mbron me të ardhura:

a) Personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese dhe personat me tituj shkencorë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.