Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR BYPASS-IN E VLORËS

Ligji nr. 109/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
109/2014
Data e miratimit
31 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 28 gusht 2014
Hyn në fuqi
12 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2014-08-28

LIGJ

Nr. 109/2014

PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR BYPASS-IN E VLORËS

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet kontrata financiare ndërmjet Repu-blikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për bypass-in e Vlorës, me një kredi në shumën 18 000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) euro.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 31.7.2014

Shpallur me dekretin nr. 8691, datë 22.8.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Ky është vetëm dokument pune. Ai nuk është rishikuar nga shërbime të caktuar të Bankës dhe kështu të gjitha dispozitat dhe nenet që gjenden në të mund t’i nënshtrohen rishikimit dhe ndryshimit të konsiderueshëm, pa shkaktuar detyrime për Bankën. Ai i nënshtrohet gjithashtu aprovimit përfundimtar të Bankës dhe Projektit duke marrë të gjitha lejet e nevojshme.

JUOPS/SEE/LW/mo 07/04/2014

JUOPS/SEE/LW/mo 20/05/2014

JUOPS/SEE/LW/mo 30/05/2014

FI N° 82.138 (AL)

Serapis N°2012-0200

BYPASS-I I VLORËS

KONTRATË FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE

(Vendndodhja dhe data)

Kjo kontratë lidhet ndërmjet:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.