Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATORE E FONDEVE GRANT TË SIGURUARA NGA QEVERI TË NDRYSHME, NËN FONDIN E PËRBASHKËT EUROPIAN TË BALLKANIT PERËNDIMOR, DHE BERZH, NËN FONDIN E AKSIONARËVE TË VEÇANTË TË BERZH-IT, PËR MBIKËQYRJEN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE NË SHQIPËRI

Ligji nr. 111/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
111/2014
Data e miratimit
31 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 28 gusht 2014
Hyn në fuqi
12 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2014-08-28

LIGJ

Nr. 111/2014

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATORE E FONDEVE GRANT TË SIGURUARA NGA QEVERI TË NDRYSHME, NËN FONDIN E PËRBASHKËT EUROPIAN TË BALLKANIT PERËNDIMOR, DHE BERZH, NËN FONDIN E AKSIONARËVE TË VEÇANTË TË BERZH-IT, PËR MBIKËQYRJEN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE NË SHQIPËRI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administratore e fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme, nën Fondin e Përbashkët Europian të Ballkanit Perëndimor, dhe BERZH, nën fondin e aksionarëve të veçantë të BERZH-it, për mbikëqyrjen e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale në Shqipëri, me një shumë prej 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) eurosh.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 31.7.2014

Shpallur me dekretin nr. 8693, datë 22.8.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Marrëveshje Granti Nr: C25851rev/EBSF-2013-01-17 dhe C25852rev/WBJF-2013-01-01

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.