Ligj

Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve

Ligji nr. 44/2025, datë 26 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
44/2025
Data e miratimit
26 qershor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 122, 10 korrik 2025
Hyn në fuqi
25 korrik 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2025-07-10

LIGJ

Nr. 44/2025

PËR ZYRËN E RIKUPERIMIT TË ASETEVE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (në vijim “ZRA”), me synimin për

të lehtësuar procesin e gjurmimit e të identifikimit, si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të

rikuperimit të aseteve.

Neni 2

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për krijimin, organizimin, funksionimin dhe përcaktimin

e përgjegjësive dhe të procedurave të bashkëpunimit të ZRA-së.

Neni 3

Fusha e veprimtarisë

ZRA-ja ka si fushë veprimi lehtësimin e gjurmimit e të identifikimit të të ardhurave, aseteve dhe

përfitimeve të tjera pasurore, që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me një vepër penale ose veprimtari

kriminale, të cilat janë ose mund të jenë objekt i një vendimi sekuestrimi apo konfiskimi pas fillimit të

procedimit penal.

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:

- direktivën 2014/42/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 3 prill 2014, “Për bllokimin dhe konfiskimin e

instrumenteve dhe të produkteve të krimit në Bashkimin Evropian”. Nr. CELEX 32014L0042, Fletorja Zyrtare, Seria L,

Nr. 127, datë 19.4.2014, f. 30–50;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.