Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 222, DATË 4.2.2010, “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “EUROCOPTER” PËR FURNIZIMIN ME 5 HELIKOPTERË TË MESËM SHUMËROLËSH”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 106/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
106/2014
Data e miratimit
31 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 28 gusht 2014
Hyn në fuqi
12 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2014-08-28

LIGJ

Nr. 106/2014

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 222, DATË 4.2.2010, “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “EUROCOPTER” PËR FURNIZIMIN ME 5 HELIKOPTERË TË MESËM SHUMËROLËSH”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratimin e disa ndryshimeve në kontratën e lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë “EUROCOPTER” për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh, të miratuar me ligjin nr. 10 222, datë 4.2.2010, të ndryshuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 31.7.2014

Shpallur me dekretin nr. 8690, datë 22.8.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

AMENDIMI I KONTRATËS NR. 12/2009

NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE EUROCOPTER PËR FURNIZIMIN E PESË (5) HELIKOPTERËVE AS532 AL COUGAR DHE PAJISJEVE SHOQËRUESE NËNSHKRUAR MË 17 DHJETOR 2009

Ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes (MD):

Rruga e Dibrës

2423, Tiranë, Shqipëri

E-mail: [email protected]

Tel: ++ 355 4 225 5232

Faks: ++ 355 4 225 5226

Dhe përfaqësuar rregullisht nga znj. Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë

(më poshtë quhet “Blerësi”)

dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.