PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 98/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 98/2014
- Data e miratimit
- 31 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 132, 19 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 3 shtator 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2014-08-19
LIGJ
Nr. 98/2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh dhe Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 53 shtohet neni 53/a me këtë përmbajtje:
“Neni 53/a
Zëvendësimi i dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit
Gjykata, në rastet kur parashikohet shprehimisht nga dispozita, kur ç m o n që ve pra penale dhe autori i sa j
paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe kur cakton një dënim gjer në dy vjet burgim, mund të vendosë
zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë
burgim me pesë mijë lekë.
Ky zëvendësim mund të vendoset kur është kërkuar nga autori i veprës penale.
Në rast se shuma e të hollave e vendosur nga gjykata nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti që vendimi
merr formë të prerë, me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendos revokimin e vendimit për zëvendësimin e dënimit
me burgim.”.
Neni 2
Neni 137 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 137
Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.