Ligj

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SË SIGURISË KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 103/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
103/2014
Data e miratimit
31 korrik 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 137, 1 shtator 2014
Hyn në fuqi
16 shtator 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2014-09-01

LIGJ

Nr. 103/2014

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SË SIGURISË KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ngarkohet Këshilli i Ministrave për miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e kësaj strategjie.

Neni 3

Ligji nr. 9322, datë 25.11.2004, “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

Ilir Meta

Miratuar në datën 31.7.2014

STRATEGJIA E SIGURISË KOMBËTARE

Tiranë, korrik 2014

Pasqyra e lëndës

Parathënie

I. Koncepti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare

- Qëllimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare

- Vlerat kombëtare

- Interesat Strategjike të Shqipërisë

- Përgjegjësia strategjike

- Kuptimi ynë i mjedisit strategjik

- Vendosja e përparësive për të garantuar sigurinë kombëtare

II. Domosdoshmëritë strategjike

1. Përmirësimi i sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë

2. Forcimi i institucioneve publike

3. Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik

4. Zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor

5. Fuqizimi i Sektorit të Sigurisë dhe Mbrojtjes

6. Forcimi i kohezionit shoqëror dhe identitetit kombëtar

7. Forcimi i rolit rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.