PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 49/2012, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE”
Ligji nr. 100/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 100/2014
- Data e miratimit
- 31 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 137, 1 shtator 2014
- Hyn në fuqi
- 16 shtator 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2014-09-01
LIGJ
Nr. 100/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 49/2012, “PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE
GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronj a “a”, 83, pika 1, dhe 135, pika 2, të Kushtetutës,
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe
gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 6 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Pika 3 riformulohet si më poshtë:
“3. Numri i ndihmësve ligjorë për çdo gjykatë administrative caktohet nga Ministri i Drejtësisë,
në varësi të ngarkesës së punës për çdo gjykatë. Në çdo rast, numri i tyre nuk mund të jetë më i vogël se
50 për qind e numrit të gjyqtarëve të kësaj gjykate. Gjyqtari i gjykatës administrative ka d e r i në dy
ndihmës ligjorë.”.
2. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Procesi i përzgjedhjes së ndihmësit ligjor i nënshtrohet një procedure konkurruese rekrutimi,
transparente dhe merite, sipas parashikimeve të këtij ligji.”.
Neni 2
Pas nenit 6 shtohen nenet 6/1, 6/2, 6/3, 6/4 dhe 6/5 me këtë përmbajtje:
“Neni 6/1
Emërimi, lirimi dhe shkarkimi nga detyra
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.