PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS DHE ASISTENCËS TEKNIKE (GRANT) NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) PËR PJESËMARRJE NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË MIKROFINANCËS NË SHQIPËRI
Ligji nr. 110/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 110/2014
- Data e miratimit
- 31 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 135, 28 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 12 shtator 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2014-08-28
LIGJ
Nr. 110/2014
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS DHE ASISTENCËS TEKNIKE (GRANT) NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) PËR PJESËMARRJE NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË MIKROFINANCËS NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas dhe asistencës teknike (grant) ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për pjesëmarrje në financimin e projektit të mikrofinancës në Shqipëri,nëpërmjet një kredie prej 1 000 000 USD (një milion dollarësh amerikanë), një kredie prej 2 670 000 ID ( dy milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë dinarësh islamikë) dhe një granti prej 200 000 ID (dyqind mijë dinarësh islamikë).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 31.7.2014
Shpallur me dekretin nr. 8692, datë 22.8.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Nr. i Projektit: ALB-30-31-32
MARRËVESHJE HUAJE DHE ASISTENCE TEKNIKE (GRANTI)
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (NË CILËSINË E SAJ DHE SI ADMINISTRATORE E FONDIT ISLAMIK TË SOLIDARITETIT PËR ZHVILLIM) PËR PJESËMARRJE NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË MIKROFINANCËS NË SHQIPËRI
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.