PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 115/2014, datë 31 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 18 dhjetor 2014.
- Numri
- 115/2014
- Data e miratimit
- 31 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 137, 1 shtator 2014
- Hyn në fuqi
- 16 shtator 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2014-09-01
LIGJ
Nr. 115/2014
PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-
TERRITORIALE TË NJËSIVE TË
QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN
E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja
f, 83, pika 1, dhe 108, pika 2, të Kushtetutës, me
propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
1. Njësitë e qeverisjes vendore në Republikën
e Shqipërisë janë:
a) bashki - 61
b) qarqe - 12
2. Ndarjet administrativo -territoriale të njësive
të qeverisjes vendore, si pas pikës 1 të këtij neni,
përcaktohen nga ky ligj.
Neni 2
Emërtimi, shtrirja territoriale, kufijtë, qendra,
njësitë administrative përbërëse të çdo njësie të
qeverisjes vendore dhe nënndarjet e tyre janë të
përcaktuara në hartat dhe në tabelat bashkëlidhur
këtij ligji dhe që janë pjesë përbërëse e tij.
Neni 3
1. Organet e njësive të qeverisjes vendore, të
konstituuara pas zgjedhjeve vendore të vitit 2011 dhe
me juridiksion territorial si pas ndarjes administrativo-
territoriale, të përcaktuar me ligjin nr. 8653, datë
31.7.2000, “Për ndarjen administrativo-territoriale të
njësive të qeverisjes vendore në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me ligjin nr. 8654, datë
31.7.2000, “Për organizi min dhe funksionimin e
Bashkisë së Tiranës”, vazhdojnë funksionimin e tyre
deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe
ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 dhjetor 2014 · 180/2014 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 115/2014 “PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.