PËR AKREDITIMIN E ORGANEVE TË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 116/2014, datë 11 shtator 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 nëntor 2023.
- Numri
- 116/2014
- Data e miratimit
- 11 shtator 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 153, 7 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 22 tetor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2014-10-07
LIGJ
Nr. 116/2014
PËR AKREDITIMIN E ORGANEVE TË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton rregulla për krijimin, organizimin dhe funksionimin e sistemit të akreditimit të organeve të vlerësimit të konformitetit që kryejnë aktivitete të vlerësimit të konformitetit.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet në çdo rast akreditimi, pavarësisht nëse organi i vlerësimit të konformitetit kryen aktivitet të vlerësimit të konformitetit në fushën vullnetare apo të detyrueshme dhe pavarësisht nëse vlerësimi është i detyrueshëm apo vullnetar.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Akreditim” është dëshmia/certifikata e lëshuar nga organizmi kombëtar i akreditimit për organin e vlerësimit të konformitetit, që përmbush kërkesat e përcaktuara në standardet e harmonizuara dhe, sipas rastit, çdo kërkesë shtesë, përfshirë ato të vendosura në skemat përkatëse sektoriale, për kryerjen e një veprimtarie specifike të vlerësimit të konformitetit.
2. “Organizëm kombëtar i akreditimit” është organizmi i vetëm që kryen akreditimin me autoritetin e dhënë nga ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 2 nëntor 2023 · 92/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014, “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.