Për kontrollin e kufirit shtetëror
Ligji nr. 39/2025, datë 26 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 39/2025
- Data e miratimit
- 26 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 121, 9 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 24 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 121, datë 2025-07-09
LIGJ
Nr. 39/2025
PËR KONTROLLIN E KUFIRIT SHTETËROR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat për regjimin e kontrollit kufitar të personave që kalojnë kufirin shtetëror
të Republikës së Shqipërisë dhe bashkëveprimin ndërmjet autoriteteve kombëtare përgjegjëse për
kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj, përkufizimet e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. “Kontroll kufitar” është veprimtaria që kryhet në përputhje dhe për qëllim të këtij ligji në kufirin
shtetëror të Republikës së Shqipërisë, si përgjigje posaçërisht ndaj një synimi për të kaluar ose aktit të
kalimit të kufirit, pavarësisht rrethanave dhe që përbëhet nga verifikimi kufitar dhe mbikëqyrja kufitare.
2. “Mbikëqyrja e kufirit” është tërësia e masave që zbaton Policia Kufitare dhe e Migracionit dhe
agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në segmentet e kufirit shtetëror ndërmjet pikave të kalimit kufitar dhe
në pikën e kalimit kufitar, përfshirë ujërat e brendshme dhe ujërat territoriale, me qëllim parandalimin
dhe goditjen e krimit ndërkufitar, kalimit të paligjshëm të kufirit dhe migracionit të parregullt.
3. “Menaxhimi i integruar i kufirit” është koordinimi dhe bashkëpunimi kombëtar e ndërkombëtar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.