PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN DHE STATUTIN E ORGANIZATËS EUROPIANE TË SË DREJTËS PUBLIKE
Ligji nr. 118/2014, datë 11 shtator 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 118/2014
- Data e miratimit
- 11 shtator 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 153, 7 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 22 tetor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2014-10-07
LIGJ
Nr. 118/2014
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN DHE STATUTIN E ORGANIZATËS EUROPIANE TË SË DREJTËS PUBLIKE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVEND I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja për themelimin dhe statutin e Organizatës Europiane të së Drejtës Publike.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 11.9.2014
Shpallur me dekretin nr. 8729, datë 3.10.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE
PËR THEMELIMIN DHE STATUTIN E ORGANIZATËS EUROPIANE TË SË DREJTËS PUBLIKE
Palët e kësaj Marrëveshjeje,
Duke njohur rëndësinë e së drejtës publike lato sensu, si dhe nevojën për të nxitur më tej karakterin shkencor, kërkimor, arsimor, trajnues, ndërtimit institucional dhe dimensionet e tjera për një brez më të mirë avokatësh dhe institucionesh demokratike në të gjithë botën, dhe promovimin e vlerave europiane nëpërmjet së drejtës publike në të gjithë botën;
Duke besuar se tashmë ekziston dëshira që të themelohet një Organizatë Europiane e së Drejtës Publike (OEDP), si një organizatë ndërkombëtare me udhëheqjen e duhur, personalitet dhe status të plotë juridik ndërkombëtar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.