PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9887, DATË 10.3.2008, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 120/2014, datë 18 shtator 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 120/2014
- Data e miratimit
- 18 shtator 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 160, 17 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 160, datë 2014-10-17
LIGJ
Nr. 120/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9887, DATË 10.3.2008, “PËR
MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9887, da të 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj, emërtimi “Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” zëvendësohet me
emërtimin “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Neni 2
Në nenin 3, pas pikës 27 shtohen pikat 28 dhe 29 me këtë përmbajtje:
“28. “E drejtë informimi” ka kuptimin sipas përcaktimit në ligjin për të drejtën e informimit.
29. “Programe të transparencës” ka kuptimin sipas përcaktimit në ligjin për të drejtën e
informimit."”.
Neni 3
Në nenin 29, pika 1, në rreshtin e dytë, pas fjalës “personale” shtohen fjalët “dhe të drejtën e
informimit”.
Neni 4
Në nenin 30, titulli ndryshohet si më poshtë:
“Të drejtat në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale”.
Neni 5
Në nenin 31, titulli ndryshohet si më poshtë:
“Kompetencat në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale”.
Neni 6
Pas nenit 31 shtohet neni 31/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 31/1
Kompetencat në fushën e mbrojtjes së të drejtës për informim
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.