Ligj

PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 121/2014, datë 18 shtator 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
121/2014
Data e miratimit
18 shtator 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 158, 14 tetor 2014
Hyn në fuqi
29 tetor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 158, datë 2014-10-14

LIGJ

Nr. 121/2014

PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim parashikimin e kushteve e të procedurave për dhënien dhe heqjen e azilit, mbrojtjen plotësuese dhe mbrojtjen e përkohshme në Republikën e Shqipërisë, të drejtat dhe detyrimet e azilkërkuesve, refugjatëve e të personave nën mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese, përmbajtjen e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese, të drejtën për bashkim familjar, si dhe përcaktimin e kushteve për integrimin e refugjatëve e të personave nën mbrojtje plotësuese në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji është përcaktimi:

a) i parimeve dhe kushteve themelore për njohjen dhe garantimin e së drejtës së personave të huaj apo pa shtetësi për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare;

b) i autoriteteve përgjegjëse dhe i kompetencave të tyre në trajtimin e të huajve dhe personave pa shtetësi që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare;

c) i mënyrave të regjistrimit dhe i dokumenteve, me të cilat pajisen personat që kanë kërkuar azil dhe ata që kanë përfituar një nga format e mbrojtjes ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë;

ç) i statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.