Ligj

PËR URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 123/2014, datë 25 shtator 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 12 shtator 2024.

Numri
123/2014
Data e miratimit
25 shtator 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 160, 17 tetor 2014
Hyn në fuqi
1 nëntor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 160, datë 2014-10-17

LIGJ

Nr. 123/2014

PËR URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ligji ka si qëllim përcaktimin e rregullave të organizimit dhe të veprimtarisë së Urdhrit të Mjekëve dhe marrëdhëniet juridike të profesionistëve mjekësorë.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për të gjithë mjekët që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë në sistemin publik apo privat.

Neni 3

Statusi

Urdhri i Mjekëve është ent publik jobuxhetor, profesional, i pavarur, i cili përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkët të anëtarëve të Urdhrit dhe rregullon veprimtaritë dhe marrëdhëniet midis tyre, në funksion të publikut.

KREU II

MISIONI DHE BUXHETI

Neni 4

Misioni

1. Misioni i Urdhrit të Mjekëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesioneve në fushën e mjekësisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut nga kequshtrimi i profesionit të mjekut.

2. Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Mjekëve ushtron këto kompetenca:

a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;

b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo mjek dhe monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 12 shtator 2024 · 94/2024 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr .2, datë 1.8.2024, "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.123/2014, "Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.