PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 17/2014, DATË 20.2.2014, “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8580, DATË 17.2.2000, “PËR PARTITË POLITIKE”, TË NDRYSHUAR”
Ligji nr. 125/2014, datë 25 shtator 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 125/2014
- Data e miratimit
- 25 shtator 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 160, 17 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 160, datë 2014-10-17
LIGJ
Nr. 125/2014
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 17/2014, DATË 20.2.2014, “PËR NJË SHTESË NË
LIGJIN NR. 8580, DATË 17.2.2000, “PËR PARTITË POLITIKE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, të Kushtetu tës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 17/2014, datë 20.2 .2014, “Për një shtesë në ligjin nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për
partitë politike”, të ndryshuar”, pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 1/1
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji, për vitin buxhetor 2014, shtrihen vetëm për
periudhën nga hyrja në fuqi e tij deri në fund të vitit.
Përjashtimisht për vitin 2014, Ministria e Financave, në bashkëpunim me Komisionin Qendror
të Zgjedhjeve, përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike, në formën e ndihmës
financiare vjetore, në përputhje me këtë ligj.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.9.2014
Shpallur me dekretin nr. 8741, datë 14.10.2014 të Presidentit të Re publikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.