PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9718, DATË 19.4.2007, “PËR URDHRIN E INFERMIERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 124/2014, datë 25 shtator 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 124/2014
- Data e miratimit
- 25 shtator 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 160, 17 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 160, datë 2014-10-17
LIGJ
Nr. 124/2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9718, DATË 19.4.2007, “PËR
URDHRIN E INFERMIERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9718, datë 19.4.200 7, “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 6, pika 2, pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:
“e) garanton që anëtarët e Urdhrit përmbushin detyrimet e programit të ricertifikimit, të
vendosur nga institucioni përkatës.”.
Neni 2
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 7
1. Urdhri i Infermierit, gja të kryerjes së detyrave, mban lidh je të vazhdueshme me ministrinë
përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionet e saj të varësisë si dhe me ministritë, institucionet qendrore
dhe organizma të tjerë publikë ose jopublikë, të krijuar sipas legjislacionit në fuqi.
2. Urdhri i Infermie rit informon çdo 6 muaj ministrinë përgjegjës e për shëndetësinë për
anëtarësimet e infermierëve, mamive, fizioterapeftëve, teknikëve të laboratorit, teknikëve të imazherisë
dhe logopedistëve, për gjykimet disiplinore dhe ecurinë e tyre në të gjitha shkallët e gjykimit profesional.
Ky informacion publikohet edhe në faqen e internetit të Urdhrit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.