Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 4/2019, datë 30 nëntor 2019, nga Ministria e Mbrojtjes.
- Numri
- 4/2019
- Data e miratimit
- 30 nëntor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 161, 30 nëntor 2019
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 161, datë 2019-11-30
1
AKT NORMATIV
Nr. 4, datë 30.11.2019
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR
TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 56, “Përjashtime të veçanta në import”, bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Në fund të pikës 28 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“... përjashtuar materialet dhe pajisjet e importuara për këtë qëllim nga organe shtetërore për
rastet e shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” brenda afatit të përcaktuar.”.
2. Pas pikës 42 shtohet pika 43, me këtë përmbajtje:
“43. Mallrat dhe pajisjet për qëllime ushtarake dhe që përdoren si armë, municion apo bazë
materiale luftarake dhe të cilat janë projektuar, zhvilluar, prodhuar, montuar apo modifikuar për
përdorim ushtarak, që importohen në emër të Ministrisë së Mbrojtjes.”.
Neni 2
Fjalia e dytë, e pikës 2, të nenit 77, shfuqizohet.
Neni 3
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.