Akt normativ

Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019

Akti normativ nr. 8/2019, datë 7 dhjetor 2019, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 24 dhjetor 2020.

Numri
8/2019
Data e miratimit
7 dhjetor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 172, 17 dhjetor 2019
Hyn në fuqi
17 dhjetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2019-12-17

AKT NORMATIV

Nr. 8, datë 7.12.2019

PËR PËRDORIMIN E PROCEDURËS SË PËRSHPEJTUAR PËR

SUBVENCIONIMIN E PAGESËS SË QIRASË SË BANESËS PËR FAMILJET E

MBETURA TË PASTREHA, SI PASOJË E FATKEQËSISË NATYRORE,

TËRMETIT TË DATËS 26.11.2019

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni l

Familjeve, të cilave u është dëmtuar banesa si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës

26.11.2019, dhe janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak se u rrezikohet jeta dhe shëndeti, u

subvencionohet në masë të plotë pagesa e qirasë së banesës, në vlerën mesatare të tregut të lirë,

nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe/ose njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Neni 2

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ngarkohen:

- të hartojnë listat e familjeve, banesat e të cilave janë shembur ose janë klasifikuar si të

pabanueshme me akt konstatimi nga Instituti i Ndërtimit;

- të vlerësojnë nivelin mesatar të qirasë për struktura të ndryshme apartamentesh, brenda 5

ditëve pune nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ;

- të miratojnë, në këshillin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, listën e familjeve përfituese;

- të dërgojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kërkesën për mbështetje

buxhetore për financimin ose bashkëfinancimin e subvencionit, në mënyrë elektronike dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 dhjetor 2020 · 37/2020 · Për një ndryshim në aktin normativ nr. 8, datë 7.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.