Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9150, DATË 30.10.2003, “PËR URDHRIN E FARMACISTËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 128/2014, datë 2 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
128/2014
Data e miratimit
2 tetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 163, 23 tetor 2014
Hyn në fuqi
7 nëntor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2014-10-23

LIGJ

Nr. 128/2014

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9150, DATË 30.10.2003, “PËR URDHRIN E FARMACISTËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9150, datë 30.10.2003, “Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1, pika 2, fjalët “Urdhri i Farmacistëve është ent publik” zëvendësohen me fjalët “Urdhri i Farmacistëve është ent publik jobuxhetor”.

Neni 2

Në nenin 3, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Urdhri i Farmacistëve garanton që anëtarët e Urdhrit përmbushin detyrimet e programit të ricertifikimit të vendosur nga institucioni përkatës.”.

Neni 3

Neni 7 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 7

1. Urdhri i Farmacistëve, gjatë kryerjes së detyrave, mban lidhje të vazhdueshme, nëpërmjet përfaqësimit ndërinstitucional, me ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, me institucionet e saj vartëse si dhe me ministritë e tjera, me institucionet qendrore dhe organizma të tjerë publikë ose jopublikë, të krijuar sipas legjislacionit në fuqi.

2. Urdhri i Farmacistëve informon çdo 6 muaj ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë lidhur me anëtarësimet, gjykimet disiplinore dhe probleme të tjera me interes të ndërsjellë. Ky informacion publikohet edhe në faqen e internetit të Urdhrit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.