Për shëndetin e kafshëve
Ligji nr. 41/2025, datë 26 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 41/2025
- Data e miratimit
- 26 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 122, 10 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 25 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2025-07-10
LIGJ
Nr. 41/2025
PËR SHËNDETIN E KAFSHËVE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KREU I
OBJEKTI, QËLLIMI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
Objekti
1. Ky ligj përcakton rregullat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, të cilat janë
të transmetueshme te kafshët ose te njerëzit.
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë:
a) organizimin sipas përparësive të klasifikimit të sëmundjeve dhe përcaktimin e përgjegjësive në
fushën e shëndetit të kafshëve (pjesa I: nenet 1 deri në 17);
b) zbulimin e hershëm, njoftimin dhe raportimin e sëmundjeve, survejancën/mbikëqyrjen, programet
e çrrënjosjes dhe statusin “i pastër nga sëmundja” (pjesa II: nenet 18 deri në 42);
c) ndërgjegjësimin, marrjen e masave dhe kontrollin e sëmundjeve (pjesa III: nenet 43 deri 83);
ç) regjistrimin dhe miratimin e stabilimenteve dhe të transportuesve, lëvizjeve dhe gjurmueshmërisë
së kafshëve, produkteve gjerminale dhe produkteve me origjinë shtazore brenda territorit të Republikës
së Shqipërisë (pjesa IV: nenet 84 deri 228; dhe pjesa VI: nenet 244 deri 248 dhe 251 deri 255);
d) rregullat për hyrjen e kafshëve, produkteve gjerminale dhe produkteve me origjinë shtazore në
Shqipëri dhe eksportimin e tyre nga Shqipëria (pjesa V: nenet 229 deri 243; dhe pjesa VI: nenet 244 deri
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.