Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, i ndryshuar
Ligji nr. 42/2025, datë 26 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 42/2025
- Data e miratimit
- 26 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 131, 23 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 7 gusht 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 131, datë 2025-07-23
LIGJ
Nr. 42/2025
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 79/2017, “PËR SPORTIN”,
I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje:
“6/1. “Fondacionet në fushën e sportit” janë organizata jofitimprurëse të themeluara nga
institucionet publike, persona juridikë dhe fizikë, që administrojnë apo ushtrojnë veprimtari sportive.
Fondacionet në fushën e sportit, të themeluara nga institucionet publike përgjegjëse në fushën e
sportit, mund të financohen nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme.”.
2. Pika 9 ndryshohet si më poshtë:
“9. “Këshilli i Arbitrazhit Sportiv” është organizatë e pavarur jofitimprurëse, që krijohet në formën
e qendrës, e cila drejton, autorizon, mbikëqyr, kontrollon dhe vendos për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve për
të
mosmarrëveshjeve.”.
sportin nëpërmjet
lidhura me
të gjykimit
trupave
çështje
të
3. Pika 12 ndryshohet si më poshtë:
“12. “Komiteti Paralimpik Kombëtar Shqiptar” është një organizatë e pavarur jofitimprurëse, e
cila drejton lëvizjen paralimpike në Shqipëri.”.
4. Pas pikës 13 shtohet pika 13/1 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.