Akt normativ

Për përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020

Akti normativ nr. 17/2020, datë 22 prill 2020, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
17/2020
Data e miratimit
22 prill 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 24 prill 2020
Hyn në fuqi
24 prill 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2020-04-24

AKT NORMATIV

Nr. 17, datë 22.4.2020

PËR PËRJASHTIMIN E ZBATIMIT TË PROCEDURAVE DHE TË AFATEVE

PËR PËRGATITJEN E PROJEKTDOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR

AFATMESËM PËR VITIN 2020

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Përjashtimisht për vitin 2020, si pasojë e situatës epidemike të shkaktuar nga COVID-19,

procedurat dhe afatet për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për

njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të përcaktuara në ligjin nr.9936, datë 26.6.2008, “Për

menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk zbatohen.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.