Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 19/2020, datë 20 maj 2020, nga Ministria e Brendshme.
- Numri
- 19/2020
- Data e miratimit
- 20 maj 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 92, 21 maj 2020
- Hyn në fuqi
- 21 maj 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2020-05-21
AKT NORMATIV
Nr.20, datë 20.5.2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË
15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË
VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË
INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“13. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se një person në të njëjtën studio
televizive, që nuk respektojnë distancën e sigurisë prej 2 metrash nga njëri-tjetri, dënohen me
gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe vendosja e
bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi
dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për
shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.”.
2. Pas pikës 20 shtohet pika 21, me këtë përmbajtje:
“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që
plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.