PËR URDHRIN E STOMATOLOGUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 127/2014, datë 2 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 127/2014
- Data e miratimit
- 2 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 163, 23 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2014-10-23
LIGJ
Nr. 127/2014
PËR URDHRIN E STOMATOLOGUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet juridike dhe etiko - profesionale të profesioneve, stomatologë dhe ndihmësstomatologë, si dhe organizimin e Urdhrit të Stomatologut.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për të gjithë stomatologët dhe ndihmësstomatologët që e ushtrojnë këtë profesion në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Statusi
Urdhri i Stomatologut në Republikën e Shqipërisë është ent publik, jobuxhetor, i cili përfaqëson interesat e përbashkët të profesio-nistëve, stomatologë dhe ndihmësstomatologë, si dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre në funksion të publikut.
KREU II
MISIONI DHE BUXHETI
Neni 4
Misioni
1. Misioni i Urdhrit të Stomatologëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesioneve në fushën e stomato-logjisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.
2. Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Stomatologëve ushtron këto kompetenca:
a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;
b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.