Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar
Ligji nr. 129/2014, datë 2 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 129/2014
- Data e miratimit
- 2 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 163, 23 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2014-10-23
LIGJ
Nr. 129/2014
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9901, DATË 14.4.2008, “PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 3 shtohet neni 3/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 3/1
Shkaqet e pavlefshmërisë
1. Shkaqe të pavlefshmërisë së themelimit të një shoqërie tregtare, pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (në vazhdim QKR), janë:
a) dokumentacioni për regjistrimin fillestar të shoqërisë, sipas nenit 28, të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar, nuk është hartuar në formë shkresore;
b) mungesa e zotësisë juridike për të vepruar e të gjithë themeluesve të shoqërisë;
c) objekti i veprimtarisë së shoqërisë është në kundërshtim me ligjin;
ç) në statutin e shoqërisë nuk përcaktohen emri i shoqërisë, vlera e kontributeve të nënshkruara nga secili themelues, vlera e përgjithshme e kapitalit të nënshkruar nga të gjithë themeluesit, apo statuti nuk përmban dispozita në lidhje me objektin e shoqërisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.