Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8752, DATË 26.3.2001, “PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE TË ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 130/2014, datë 2 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
130/2014
Data e miratimit
2 tetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 163, 23 tetor 2014
Hyn në fuqi
7 nëntor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2014-10-23

LIGJ

Nr. 130/2014

PËR DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8752, DATË 26.3.2001,

“PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E STRUKTURAVE TË ADMINISTRIMIT

DHE MBROJTJES SË TOKËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të

administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, të ndryshuar, në nenin 11/1 bëhen shtesat dhe ndryshimi si

më poshtë:

a) Pas pikës 5/1 shtohen pikat 5/2, 5/3 dhe 5/4 me këtë përmbajtje:

“5/2. Në tokat bujqësore, në të gjitha kategor itë e bonitetit, miratimi i kalimit të sipërfaqes

për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe

blegtorale bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

5/3. Për objektet e parashikuara në pikën 5/2 të këtij neni, në asnjë rast nuk lejohet

ndryshimi i destinacionit të objektit ndërtimor.

5/4. Tipat e objekteve, të parashikuara në pikën 5/2 të këtij neni, rregullat, kriteret dhe

procedurat për ndërtimin e tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

b) Pika 6 ndryshohet si më poshtë:

“6. Rregullat dhe procedurat për ndryshimet e ka tegorive të resurseve, sipas pikave 1 deri në

5/2 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.