Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN NË LIDHJE ME NJË AMENDAMENT TË KONVENTËS SË AVIACIONIT CIVIL NDËRKOMBËTAR (NENI 3 BIS), TË NËNSHKRUAR NË MONTREAL MË 10 MAJ 1984

Ligji nr. 133/2014, datë 2 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
133/2014
Data e miratimit
2 tetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 163, 23 tetor 2014
Hyn në fuqi
7 nëntor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2014-10-23

LIGJ

Nr. 133/2014

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN NË LIDHJE ME NJË AMENDAMENT TË KONVENTËS SË AVIACIONIT CIVIL NDËRKOMBËTAR (NENI 3 BIS), TË NËNSHKRUAR NË MONTREAL MË 10 MAJ 1984

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në protokollin në lidhje me një amendament të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar (neni 3 bis), të nënshkruar në Montreal më 10 maj 1984.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.10.2014

Shpallur me dekretin nr. 8751, datë 17.10.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

PROTOKOLL

NË LIDHJE ME NJË AMENDAMENT TË KONVENTËS SË AVIACIONIT CIVIL NDËRKOMBËTAR

[Neni 3 bis]

Nënshkruar në Montreal më 10 maj 1984

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E AVIACIONIT CIVIL

Publikuar nën Autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, të cilit duhet t’i drejtohet e gjithë korrespondenca, me përjashtim të pagesave dhe anëtarësimit.

Pagesat duhet të dërgohen në një nga adresat e mëposhtme, bashkë me vlerën përkatëse (me faturë bankare, çek ose mandat pagese) në dollarë amerikanë ose monedhën e shtetit në të cilin kryhet pagesa. Pagesat me kartë krediti (American Express, MasterCard dhe Visa) pranohen nga zyrat qendrore të ONAC.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.