PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN KUADËR “HORIZON 2020 - PROGRAMI PËR KËRKIM DHE INOVACION”
Ligji nr. 132/2014, datë 2 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 132/2014
- Data e miratimit
- 2 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 163, 23 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2014-10-23
LIGJ
Nr. 132/2014
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN KUADËR “HORIZON 2020 - PROGRAMI PËR
KËRKIM DHE INOVACION”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndër mjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për
pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër “Horizon 2020 - programi për kërkim dhe
inovacion”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.10.2014
Shpallur me dekretin nr. 8750, datë 17.10.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MBI
PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E BASHKIMIT
“HORIZON 2020 –PROGRAMI KUADËR PËR KËRKIM DHE INOVACION (2014-2020)”
Komisioni Evropian, tani e tutje referuar si “Komisioni”, në emër të Bashkimit Evropian, Nga
njëra palë, dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, tani e tutje referuar si “Shqipëria”,
nga pala tjetër, më poshtë së bashku referuar si “Palët”,
Duke pasur parasysh se:
1. Marrëveshja kuadër ndërmjet Komunitetit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë mbi parimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.