Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt”

Ligji nr. 43/2025, datë 26 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
43/2025
Data e miratimit
26 qershor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 122, 10 korrik 2025
Hyn në fuqi
25 korrik 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2025-07-10

LIGJ

Nr. 43/2025

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 79/2021, “PËR TË HUAJT”1

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. “Dëbimi” është masa që merret ndaj të huajit, subjekt i një urdhri dëbimi, ose urdhrit për shpallje

“person i padëshiruar”, i cili është i detyruar të largohet, shoqëruar ose jo, nga territori i Republikës së

Shqipërisë.”.

2. Pika 15 ndryshohet si më poshtë:

“15. “Largimi” është masa që ekzekutohet në mënyrë vullnetare nga i huaji për largimin nga Republika

e Shqipërisë brenda afateve kohore të përcaktuara në këtë ligj.”.

3. Pikat 30 dhe 31 ndryshohen si më poshtë:

“30. “Person pa shtetësi” është një person që nuk konsiderohet si shtetas nga asnjë shtet nën

funksionimin e legjislacionit të tij.

31. “Persona vulnerabël” janë fëmijët e huaj, përfshirë fëmijët e pashoqëruar, personat me aftësi të

kufizuara, të moshuarit, gratë shtatzëna, prind i vetëm me fëmijë, viktimat e trafikimit të personave, të

dhunës me bazë gjinore ose dhunës në familje, viktimat të cilat kanë qenë objekt i torturës, të abuzimit

seksual ose formave të tjera të rënda të dhunës, migrantët që për shkak të situatës së tyre specifike nuk

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.