Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Akti normativ nr. 27/2020, datë 1 korrik 2020, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 27/2020
- Data e miratimit
- 1 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 3 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 3 korrik 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2020-07-03
AKT NORMATIV
Nr. 27, datë 1.7.2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9936, DATË 26.6.2008,
“PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni l
Pas pikës 49, të nenit 3, shtohet pika 50, me këtë përmbajtje:
“50. “Balanca primare buxhetore” është sa të ardhurat totale buxhetore minus shpenzimet
totale buxhetore plus shpenzimet për interesa.”.
Neni 2
Në nenin 4/1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Masa e deficitit buxhetor nuk mund të tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të
parashikuara çdo vit në ligjin e buxhetit, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme që
parashikohen në nenin 4/4, të këtij ligji.”.
2. Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
“5. Duke filluar që prej vitit buxhetor 2023 e në vijim, balanca primare buxhetore nuk duhet
të rezultojë më e vogël sesa zero, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme që
parashikohen në nenin 4/4, të këtij ligji.”.
Neni 3
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.