PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 9244, DATË 17.6.2004, “PËR MBROJTJEN E TOKËS BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 131/2014, datë 2 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 131/2014
- Data e miratimit
- 2 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 163, 23 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 163, datë 2014-10-23
LIGJ
Nr. 131/2014
PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 9244, DATË 17.6.2004, “PËR
MBROJTJEN E TOKËS BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 14 të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar,
bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Ndalohet veprimtaria ndërtimore në tokat bujqësore, me përjashtim të rasteve të parashikuara
në pikat 2 dhe 4 të këtij neni.”.
b) Pas pikës 3 shtohet pi ka 4 me këtë përmbajtje:
“4. Në tokat bujqësore lejohen vetëm ndërtimet e përkohshme, të cilat nuk janë të lidhura në
mënyrë të qëndrueshme dhe të përhershme me tokën, që janë të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit
bujqësor dhe blegtoral.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.10.2014
Shpallur me dekretin nr. 8749, datë 17.10.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.