PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJË -HERCEGOVINËS PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Ligji nr. 136/2014, datë 9 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 136/2014
- Data e miratimit
- 9 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 165, 28 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 12 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2014-10-28
LIGJ
Nr. 136/2014
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJË -HERCEGOVINËS PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 9.10.2014
Shpallur me dekretin nr. 8760, datë 24.10.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS MBI MBROJTJEN RECIPROKE TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave i Bosnjës dhe Hercegovinës (më poshtë quhen “palët”),
Duke qenë të ndërgjegjshëm për ndryshimet në situatën politike në botë dhe duke njohur rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit të tyre reciprok për stabilizimin e paqes, sigurisë ndërkombëtare dhe besimit reciprok;
Duke njohur që bashkëpunimi i mirë kërkon shkëmbimin e informacionit të klasifikuar ndërmjet palëve;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.