PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 304, DATË 15.7.2010, “PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 134/2014, datë 9 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 134/2014
- Data e miratimit
- 9 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 165, 28 tetor 2014
- Hyn në fuqi
- 12 nëntor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2014-10-28
LIGJ
Nr. 134/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 304, DATË 15.7.2010, “PËR
SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 304, datë 15 .7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 2, fjalët “që mbulon çështjet” zëvendësohen me fjalët “përgjegjëse për
veprimtarinë”.
2. Në pikën 3, fjalët “që mbulon çështjet” zëvendësohen me fjalët “përgjegjëse për veprimtarinë
minerare”.
3. Në pikën 30, pas fjalës “social” shtohet fjala “mjedisor”.
4. Në pikat 34, 36 dhe 37 fjalët “të pranueshme për Ministrinë e Financave” zëvendësohen me
fjalët “të nivelit të dytë në Shqipëri”.
5. Në pikën 39, në fjalinë e dytë, fjalët “dhe shfrytëzohen me leje” zëvendësohen me fjalët “ose
shfrytëzohen me leje”.
6. Në pikën 40, fjala “realizuar” zëvendësohet me fjalën “hartuar”.
7. Pas pikës 40 shtohet pi ka 41 me këtë përmbajtje:
“41. “Ndryshim koordinatash” është zmadhimi, zvogëlimi apo rikonfigurimi i sipërfaqes së
zonës së lejes minerare.”.
Neni 2
Në nenin 5, pika 4, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.