Ligj

PËR KUJDESIN PALIATIV NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 138/2014, datë 16 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
138/2014
Data e miratimit
16 tetor 2014
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 171, 10 nëntor 2014
Hyn në fuqi
25 nëntor 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2014-11-10

LIGJ

Nr. 138/2014

PËR KUJDESIN PALIATIV NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të mbrojë të drejtën e qytetarëve për të përfituar kujdes paliativ, asistuar nga një ekip multidisiplinar, i cili është i orientuar drejt nevojave të pacientit dhe familjarëve të tij.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për shërbimin e kujdesit paliativ, mënyrën e ofrimit të tij, si dhe mënyrën e organizimit të shërbimeve shëndetësore e sociale që ofrojnë kujdes paliativ.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Kujdes paliativ” është tërësia e ndërhyrjeve diagnostike, terapeutike dhe psikosociale, të orientuara si ndaj pacientit, ashtu edhe familjarëve të tij, kur sëmundja dhe pacienti, për shkak të evolucionit e prognozës së saj, nuk u përgjigjen më pozitivisht ndërhyrjeve të parashikuara në trajtimin e saj.

2. “Ekip multidisiplinar” është ekipi i përbërë nga specialistë të disa fushave, si mjekë, infermierë, punonjës socialë, psikologë, fizioterapistë, terapistë okupacionalë, këshillues shpirtërorë, vullnetarë dhe specialistë të tjerë, të cilët veprojnë në mënyrë të koordinuar, sipas protokolleve përkatëse për ofrimin e shërbimit paliativ.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.