PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9876, DATË 14.2.2008, “PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 143/2014, datë 23 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 143/2014
- Data e miratimit
- 23 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 175, 18 nëntor 2014
- Hyn në fuqi
- 3 dhjetor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2014-11-18
LIGJ
Nr. 143/2014
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9876, DATË 14.2.2008, “PËR PRODHIMIN,
TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE
TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transporti min dhe tregtimin e
biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar, neni 10,
“Regjimi tatimor”, riformulohet si më poshtë:
“Neni 10
Regjimi tatimor
1. Biokarburantet që përdoren në sektorin e transportit, që prodhohen në Republikën e
Shqipërisë nga njësitë për prodhimin e biokarburanteve, sipas përcaktimit të nenit 5, të këtij ligji, si
dhe lëndët e para që përdoren për prodhimin e tyre u nënshtrohen një trajtimi të veçantë fiskal, që i
bën ato të konkurrueshme në treg.
Në periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në vitin 2018, niveli i akcizës për
këto produkte do të jetë zero.
2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore për përcaktimin e
procedurave dhe të dokumentacionit të domosdoshëm, që duhet të plotësojnë subjektet, për të
përfituar këto lehtësi, sikurse përcaktohet në pikën 1 të këtij neni.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.