PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 10383, DATË 24.2.2011, “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 141/2014, datë 23 tetor 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 141/2014
- Data e miratimit
- 23 tetor 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 175, 18 nëntor 2014
- Hyn në fuqi
- 3 dhjetor 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2014-11-18
LIGJ
Nr. 141/2014
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 10383, DATË 24.2.2011, “PËR SIGURIMIN E
DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për siguri min e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 5, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:
“ë) viktimat e trafikimit, sipas identifikimit të bërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme.”.
Neni 2
Pas nenit 29 shtohet neni 29/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 29/1
Kontrata me dhënësit e shërbimit shëndetësor jashtë vendit
1. Kur nuk mund të plotësohen nevojat për dhënien e shërbimit shëndetësor nga dhënës privatë
dhe publikë brenda vendit, Fondi ka të drejtë të lidhë kontrata me dhënës të shërbimit shëndetësor jashtë
vendit për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore.
2. Përzgjedhja e dhënësve të shërbimeve shëndetë sore jashtë vendit, që do të kontraktojnë me
Fondin, bëhet në bazë të procedurave dhe të rregu llave të përcaktuara nga Këshilli Administrativ i
Fondit.
3. Procedurat për paraqitjen e kërkesës për pagesë, të verifikimit të tyre dhe të pagesës së dhënësve të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.