Ligj

Për shëndetin e bimëve

Ligji nr. 40/2025, datë 26 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2025
Data e miratimit
26 qershor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 10 korrik 2025
Hyn në fuqi
25 korrik 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2025-07-10

LIGJ

Nr. 40/2025

PËR SHËNDETIN E BIMËVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe fusha e zbatimit

1. Ky ligj vendos rregullat për përcaktimin e risqeve fitosanitare, që vijnë nga çdo specie, shtamë ose biotip i agjentëve patogjenë, kafshë ose bimë parazitare, që dëmtojnë bimët ose produktet bimore, referuar shkurtimisht si “dëmtuesit”, si dhe masat për reduktimin e këtyre risqeve në një nivel të pranueshëm.

2. Ligji zbatohet edhe për bimët joparazitare, që nuk përfshihen në listën e specieve të huaja invazive dhe që konsiderohen dëmtues kur ka të dhëna se këto bimë paraqesin risqe fitosanitare, që kanë ndikim të konsiderueshëm ekonomik, social dhe mjedisor në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është të garantojë mbrojtjen e shëndetit të bimëve e të produkteve bimore nga dëmtuesit, si dhe të parandalojë hyrjen dhe përhapjen e dëmtuesve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 3

Përkufizime

Për qëllime të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Autoritet kompetent” është:

a) ministria përgjegjëse për çështjet e shëndetit të bimëve, në nivel qendror;

b) çdo autoritet ose institucion tjetër, që u janë dhënë funksione dhe detyra të caktuara, që lidhen me shëndetin e bimëve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.