Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”
Ligji nr. 45/2025, datë 26 qershor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 45/2025
- Data e miratimit
- 26 qershor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 122, 10 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 25 korrik 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2025-07-10
LIGJ
Nr. 45/2025
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM
DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN SHTESË PËR “VEPRIMIN E OFRIMIT
TË SHËRBIMEVE TË PËRQENDRUARA DHE GJITHËPËRFSHIRËSE
TË PËRDORUESIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit” sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.6.2025.
Shpallur me dekretin nr. 214, datë 4.7.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
NUMRI I HUAS 97780-AL
MARRËVESHJE HUAJE
(Financim shtesë për veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit)
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.