Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë më 30 gusht 2025
Ligji nr. 72/2026, datë 16 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 72/2026
- Data e miratimit
- 16 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 167, 31 korrik 2026
- Hyn në fuqi
- 15 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 167, datë 2026-07-31
LIGJ
Nr. 72/2026
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR BYRONË E KONFERENCËS EVROPIANE
TË AVIACIONIT CIVIL, BËRË NË BERNË, MË 30 GUSHT 2025
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më
30 gusht 2025, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.7.2026.
Shpallur me dekretin nr. 437, datë 28.7.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
KONVENTA
PËR BYRONË E KONFERENCËS EVROPIANE TË AVIACIONIT CIVIL
Shtetet palë të kësaj Konvente, në vijim të referuara si “palët”;
duke konfirmuar rolin, mandatin dhe objektivat strategjikë të Konferencës Evropiane të Aviacionit
Civil (Konferenca), siç parashikohet në Kushtetutën dhe Rregulloren e Procedurës;
duke njohur rolin e Sekretariatit të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, në mbështetje të
aktiviteteve të Konferencës dhe në sigurimin e zbatimit të vendimeve të miratuara nga drejtorët e
përgjithshëm të Aviacionit Civil të shteteve anëtare të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil;
duke njohur nevojën që ka Sekretariati i Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil për të pasur
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.