Akt normativ

Për një ndryshim në aktin normativ nr. 8, datë 7.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”

Akti normativ nr. 37/2020, datë 24 dhjetor 2020, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
37/2020
Data e miratimit
24 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 234, 30 dhjetor 2020
Hyn në fuqi
30 dhjetor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 234, datë 2020-12-30

AKT NORMATIV

Nr. 37, datë 24.12.2020

PËR NJË NDRYSHIM NË AKTIN NORMATIV NR. 8, DATË 7.12.2019, TË

KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E PROCEDURËS SË

PËRSHPEJTUAR PËR SUBVENCIONIMIN E PAGESËS SË QIRASË SË BANESËS

PËR FAMILJET E MBETURA TË PASTREHA, SI PASOJË E FATKEQËSISË

NATYRORE, TËRMETIT TË DATËS 26.11.2019”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Neni 7, i aktit normativ nr. 8, datë 7.12.2019, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më

poshtë vijon:

“Neni 7

Subvencionimi i pagesës së qirasë, sipas këtij akti normativ, do të zgjasë deri në momentin që

familjeve u rindërtohen apo rikonstruktohen banesat, të cilat, si rezultat i tërmetit të datës

26.11.2019, janë shembur ose janë deklaruar si të pabanueshme me akt konstatimi nga Instituti i

Ndërtimit.”.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

1

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.