Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për Zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë
Akti normativ nr. 38/2020, datë 31 dhjetor 2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 38/2020
- Data e miratimit
- 31 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 19 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 19 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2021-01-19
AKT NORMATIV
Nr. 38, datë 31.12.2020
PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DHE
MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN PËR
ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE ME PRODHUESIT E VAKSINËS ANTICOVID-
19, TË CILËT JANË TË CERTIFIKUAR NGA DEPARTAMENTI AMERIKAN I
USHQIMIT DHE BARNAVE (FDA) DHE/OSE AGJENCIA EVROPIANE E
BARNAVE (EMA), PËR FURNIZIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME
KËTË VAKSINË
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave
Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit
për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid-19, të cilët janë
të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimeve dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia
Evropiane e Barnave (EMA), për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë, sipas
kushteve më të favorshme për Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.