Akt normativ

Për një ndryshim në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 11/2021, datë 25 mars 2021, nga Ministria e Brendshme.

Numri
11/2021
Data e miratimit
25 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 26 mars 2021
Hyn në fuqi
26 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2021-03-26

1

AKT NORMATIV

Nr. 11, datë 25.3.2021

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR

LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli

i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve

shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9/2

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në

datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.