Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar

Akti normativ nr. 20/2021, datë 5 maj 2021, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
20/2021
Data e miratimit
5 maj 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 68, 7 maj 2021
Hyn në fuqi
7 maj 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2021-05-07

AKT NORMATIV

Nr. 20, datë 5.5.2021

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË

ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 38, “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të

ardhurat”, të ndryshuar, pas pikës 13 shtohet pika 14, me këtë përmbajtje:

“14. Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 13 dhe 13/6, të këtij ligji, dorëzimi i deklaratës

vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2020 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit,

nëse rezulton, bëhet jo më vonë se data 30 qershor 2021. Sanksionet administrative që mund të

aplikohen në bazë të nenit 13/9 falen, me kusht që dorëzimi i deklaratës dhe pagesa e detyrimit

të kryhen deri në datën 30 qershor 2021.”.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

1

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.