Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Ligji nr. 54/2025, datë 3 korrik 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 54/2025
- Data e miratimit
- 3 korrik 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 131, 23 korrik 2025
- Hyn në fuqi
- 7 gusht 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 131, datë 2025-07-23
LIGJ
Nr. 54/2025
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 64/2014, “PËR PUSHTETET
DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE
TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 169, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të
Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas pikës 12 të nenit 6 shtohen pikat 12/1 dhe 12/2 me këtë përmbajtje:
“12/1. “Plani i vendosjes dhe përhapjes i Forcave të Armatosura” është plani me karakter strategjik,
në të cilin përcaktohen vendndodhja e zonave dhe objekteve, ku kryejnë aktivitetin e tyre ditor për punë,
jetesë, stërvitje, përgatitje për operacione, përkujdesje, si dhe marrin mbështetje logjistike dhe
administrative Forcat e Armatosura në territorin e Republikës së Shqipërisë.”.
12/2. “Pronat jashtë planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura” janë ato pasuri të
paluajtshme shtetërore, që janë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes ose të një personi
tjetër juridik, të krijuar sipas formave të parashikuara nga ligji, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe që nuk
janë pjesë të planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura.”.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.