Akt normativ

Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, "Për marrjen e masave të vecanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19", të ndryshuar

Akti normativ nr. 23/2021, datë 26 maj 2021, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri
23/2021
Data e miratimit
26 maj 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 80, 27 maj 2021
Hyn në fuqi
27 maj 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2021-05-27

AKT NORMATIV

Nr. 23, datë 26.5.2021

PËR DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 15.3.2020, TË

KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA

ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT

TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 3, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,

bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 7/2, fjalia “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00.”

zëvendësohet me “Orari i ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit përcaktohet rast pas rasti

me urdhër të ministrit të Brendshëm, pas rekomandimit të Komitetit të Përkohshëm për

Infeksionin e Përhapur nga Corona Virus”.

b) Në pikën 11, fjalët “ ... dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare

dhe me bllokim të mjetit.” zëvendësohen me “ ... dënohen me masë administrative me

pezullimin e lejes së drejtimit për 30 (tridhjetë) ditë dhe me masën administrative plotësuese të

bllokimit të mjetit për një periudhë prej 30 (tridhjetë) ditësh.”.

Neni 2

Shlyerja e masave administrative

Masat administrative të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, sipas pikës 11, të nenit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.